‘Për kry të fëmijëve akull e re’/ U shiti një kallashnikov gazetarëve, arrestohet 57-vjeçari në Durrës

Date:

- Advertisement -

Një 57-vjeçar i cili i shiti një shtetasjeje një armë zjarri kallashnikov, të cilën e mbante pa leje, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Durrësit.

Arrestimi i shtetasit M. N., 57 vjeç u bë menjeherë pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Uniformat blu sekuestruan armën e zjarrit dhe municionin luftarak që zotëronte 57 vjeçari.

“I shiti një shtetaseje, një armë zjarri kallashnikov, të cilën e mbante pa leje, vihet në pranga 57-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, menjëherë pas denoncimit të bërë nga gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare”, arrestuan shtetasin M. N., 57 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

SKANDALI/ Si blihet arma për 1 milionë lekë të vjetra në mes të Durrësit, shitësi: E ke akull të re
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” – njoftoi policia.

Investigimi

Fiks Fare tregoi me video e audio se sa e lehtë është të blesh të gjitha llojet e armëve pa patur asnjë leje nga policia për përdorimin dhe shitjen e tyre. Gazetarët e Fiksit kanë mundur të bëjnë pazare për blerje pistoletash dhe automatikësh, madje kanë arritur dhe të blejnë automatik kallashnikov. Pazaret dhe blerjen bëhen në mes të ditës në një nga qytetet më të mëdha të vendit, siç është qyteti i Durrësit. Arma e zjarrit bashkë me fishekë iu shit gazetarëve të Fiksit kundrejt 1 milionë lekëve të vjetra. Madje shitësi u premton se mund t’u sgurojë fare lehtë edhe pistoletë, në varësi të kërkesës.

Bisedat e para mes shitësit dhe bashkëpunëtores së Fiksit bëhen në një lokal, ku thuhet se pistoleta kushton 1 milionë e gjysmë lekë. Dhe vetëm 2 ditë më vonë bashkëpunëtorja e Fiksit bën pazare për të blerë një automatik tek i njëjti person, këtë herë kundrejt 1 milionë lekëve. Shitësi i prezantuar si Marin Prenga, i siguron bashkëpunëtores se arma është në gjendje shumë të mirë, dhe se më parë ka shitur edhe dinamit, por tani ka frikë.

Shitësi i armës e mori bashkëpunëtoren e Fiksit deri në vendin ku e mbante armën që ishte një hambarë bari. Aty edhe i tregon karikatorin me fishekë dhe e risiguron se arma është e rregullt. Menjëherë gazetarët e Fiksit e dorëzuan armën në Komisariatin e Policisë Durrës kundrejt të gjitha procedurave ligjore. Dhe pas këtij momenti forcat operacionale të komisariatit në bashkëpunim me gazetarët e Fiksi lokalizuan dhe kapën shtetasin Maren Presku i prezantuar për bashkëpunëtorët e Fiksit me emër tjetër.

Takimi i parë me shitësin e armëve

Fiksi: Ju mirë kaloni?

Shitësi: Mirë kalojmë, shtyjmë. Muhabetin ta kam thënë unë ty, kjo e don (pistoletën) për një mjek

Fiksi: Infermier jo mjek

Shitësi: Infermier

Shoku i shitësit : Nuk më intereson më gjatë

Fiksi: Ai e do për hall sepse në Kashar ka hapur një blegtori, s’di si ta shpjegoj. Edhe i kanë vjedhur nja dy gjëra me thënë të drejtën.

Shoku i shitësit: Është problem ajo punë nuk është siç ka qenë më përpara,

Fiksi: Unë prandaj i tha Marinit se e njoh,

Shitësi: Kam pas shit shpesh kapsolla dinamiti,

Fiksi: Ku e gjeje dinamitin ti?

Shitësi: Tash nuk ka ma, nuk du me ra në burg, nuk kam më moshë. Pashah kryt e kalamajve me nejt 40 vjet shok edhe gru edhe dashnore me mua, unë me të besu nuk të besoj njëherë, erdhi koha.

Fiksi: Sa ? Më thuaj çmimet dhe të vijë tjetri të bëjë muhabet me ty,

Shitësi: Do bëhet sa më shpejt por edhe ashtu shpejt nuk bëhen gjërat, tani ka probleme për atë sen (pistoletë) ajo.

Fiksi: Tani sa shkon që të përgatitet?

Shitësi: Kanë shku shtrenjtë, janë tu shku shtrenjt, shkon e gjysmë ajo (1 milion e gjysëm lekë)

Fiksi: 1 e gjysmë, po mirë shumë mirë, që t’ja them. Do t’i them unë atij të vijë të bësh muhabet vetë.

Shitësi: Jo, s’dua hiç, s’dua hiç fare që të vijë të bëjë muhabet. Kur të vijë me marrë mallin, vjen shef mallin merr mallin, i pëlqen nuk i pëlqen.

Takimi ku blihet dhe arma automatik, kallashnikov
Fiksi: Marin, lekët i kam unë. Ai është rreth 1 km aty te rrethrrotullimi ku është ajo, ai marketi .

Shitësi: Po unë ta fus këtu, në makinë këtu tak

Fiksi: Po mirë, po hajde tani se nuk bëhenj muhabetet në këmbë.

Shitësi: Hajde shkojmë e futna atje

Fiksi: Hajde hip në makinë. Muhabeti është që të mos fëlliqem edhe unë, është e saktë ajo?

Shitësi: Për kryt e kalamajve ee

Fiksi: Se vjen më merr mua…

Shitësi: Jam 55 vjeç burrë unë, për kry të fëmijëve akull e re. Këtu këtu, kësaj rrugice këtu në krahë të majtë. Kaloi këto makina. Ore unë kam një fjalë nuk e lëvizi,

Fiksi: Po ku të vij unë tani? Do vijmë në këmbë ne ?

Shitësi: Ja moj këtu te barakja, këtu brenda te bari.

Fiksi: Do vij unë pas teje, të siguroi makinën 1 minutë.

Shitësi: Me mua je.

Fiksi: O Marin

Shitësi: Hajde këtu.

Fiksi: Hape njëherë ore. Është er pastër?

Shitësi: Oo, oo, po po rri pa fije maraku, tash ti ke me më thënë Marin, shumë faleminderit prej teje.

Fiksi: Tani a ka ndonjë gjë që vihet këtu brenda? Ça është ajo?

Shitësi: Mbaje këtë (karikatoren) . Ja ku është dhe karikatorja

Fiksi: Paska dhe fishekë ë?

Shitësi: Plot me fishekë.

Fiksi: Nuk e provon dot?

Shitësi: Ee ku je në ’97-ën ti? Shko e provoje natën atje. Ti ke me më marrë prapë në telefon sonte, Marin çdo gjë në rregull

Fiksi: Po se ai do ta provojë atje ku të gjejë hapësirë

Shitësi: Po, po

Fiksi: Atëherë këtu janë 1 milionë

Shitësi: Shumë bukur

Fiksi: Prit ti numëroi 1,2,3,4,5,6,7, 8,9,10 . 1 2 3 4 5 6 7 8 9 20 20 herë 5 bëjnë 1 milionë.

Shitësi: Bukur, po

Fiksi: Hajt ma sill ti deri te makina. I ka (fishekët), sa kishim këtu brenda?

Shitësi: 30.

Fiksi 30.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd, Ballist Morina: Nuk duhet KURRË të dekurajoheni…

Sot, është një ditë krenarie për shqiptarët pasi janë...

Shqipëria kundër të shkuarës, në Tbilisi tentojnë “kokën” e Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të...

Zviceranët i bëjnë thirrje UEFA-s për dënimin e Serbisë: Ndëshkojini këta nacionalistë, vetëm krijojnë skandale

Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet...