Përplasja me armë në Shkup, viktimat janë dy shqiptarë

Date:

- Advertisement -

Dy shqiptarë kanë mbetur të vrarë pas një përleshjeje gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkup.

Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva dhe Enes Isenin, të cilët mbrëmë ishin të dy të ulur brenda një bar kafeneje rreth orës 20:15.

I plagosur edhe kamerieri, i cili aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sipas informacioneve paraprake që bëhen me dije nga mediat, autorët (ende në arrati), janë prezantuar si policë dhe kanë thënë se po bëjnë kontrolle në bar kafenë ku ishin dy të rinjtë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë.

Pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar detaje të tjera rreth atentatit si dhe është në kërkim të autorëve.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....