Plagosi gruan me thikë më pas qëlloi veten, Lulëzim Nanaj nga Tepelena arrestohet në spital

Date:

- Advertisement -

Është arrestuar në spital shtetasi Lulëzim Nanaj nga Tepelena. Ky i fundit ditën e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten e tij Floreta Nanaj dhe më pas qëlloi edhe veten e tij. 42-vjeçari kreu krimin pas xhelozisë që kishte për gruan e tij. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, pas një konflikti të momentit. Aktualisht burrë e grua ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise:

Tepelenë

Goditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...