Plas sherri te Juventus-Inter! Lukaku provokon tifozët dhe del me karton të kuq, Handanovic zihet fizikisht me Cuadrado

Date:

- Advertisement -

Një skenë e pabesueshme vjen nga ndeshja mes Juventusit dhe Interit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë po kryesonin 1-0 me golin e Cuadrados, derisa në minutën e fundit Lukaku shënoi nga 11-metrat.

Menjëherë pas penalltisë, Lukaku i ka kërkuar tifozëve të Juventusit që të heshtin duke i provokuar. Situata ka degraduar aty, me sulmuesin që është ndëshkuar me karton të kuq. Lojtarët kanë vazhduar përplasjet edhe pas përfundimit të takimit, teksa Handanovic dhe Cuadrado nuk kanë ngurruar të kapin edhe fizikisht njëri-tjetrin.

Përballja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit është mbyllur me tension. Handanoviçi dhe Kuadrado janë përfshirë në një përplasje fizike sapo përfundoi takimi, çka më pas solli edhe ndëshkimin me karton të kuq të secilit prej tyre.

Portieri i Interit dukej mjaft i irrituar me kolumbianin, teksa nis menjëherë një konfrontim me të. Pikërisht në këtë moment, Barela shkon te arbitri dhe i tregon për sherrin që po ndodh, duke sjellë edhe ndëshkimin e shokut të tij të ekipit me karton të kuq. Lojtarët e të dyja skuadrave, së bashku me arbitrat, shkojnë drejt Kuadrados dhe Handanoviçit, ndërsa Barela qendron i distuancuar dhe bashkë me Kiezën sheh sherrin, pa u bërë pjesë e tij.

VIDEO 1

VIDEO 2

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related