Policia ndaloi në Vlorë ish-dhëndrin e Pal Kolës, shkodrani u kap dy orë pas sulmit në Top Channel

Date:

- Advertisement -

Një prej të ndaluarve në qytetin e Vlorës, gjatë aksionit për kapjen e autorëve të sulmit me armë ndaj televizionit Top Channel, është ish-dhëndri i viktimës Pal Kola.

Dy personat u ndaluan gjatë kontrollit të efektivëve “Shqiponja” rreth orës 03:00 pas mesnate, pasi dhanë dëshmi kontradiktore.

Sipas “Ora News”, një prej tyre është Roberto Papçi nga qyteti i Shkodrës.

Roberto Papçi, është ish-dhëndri i Pal Kolës nga Bicaj i Pukës dhe se dy vite më parë është divorcuar nga vajza e njeriut që mbeti viktimë në parkimin e televizionit “Top-Channel”.

Sipas burimeve të policisë, çifti ka pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve, por deri në këtë fazë të hetimit kjo mbetet vetëm si pistë për t’u hetuar më tej.

Ende nuk ka një qartësim të plotë nga ana e policisë, nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj rojes Pal Kola apo ndaj televizionit “Top-Channel”.

Fakti që Pal Kola, është qëlluar në ambjentet e parkimit të televizionit, ngre dyshime se ai mund të ketë qënë objekt i këtij sulmi.

Por nga ana tjetër, dëmtimi i fasadës së xhamit, ngre njëherësh dyshime se objektiv i sulmit mund të ketë qenë pikërisht Top-Channel.

Roberto Papçi është ndaluar në Vlorë së bashku me një shokun e tij nga qyteti i Shkodrës.

“Ora News” raporton se ndalimi i tyre është kryer vetëm për verifikim, por në orët e drekës policia kriminale ka urdhëruar transferimin e Roberto Papçit dhe shokut të tij në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Para oficerëve të policisë, Papçi ka dhënë dëshmi të shkurtër, duke treguar se ka shkuar në Vlorë për qef.

Ndërkohë të dyve personave u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre. Deri tani rezultati i kësaj analize nuk ka dalë, ndërsa atyre u janë sekuestruar edhe katër telefona që pritet të analizohen.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Çakalli zbret në Tiranë, kapet në shkallët e TKOB (VIDEO)

Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit...

Kjo është 19-vjeçarja që vrau babain me armën e tij të punës

Hygerta Meta është 19-vjeçarja që vrau dhe groposi në...

Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës

Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain...