Prej 13 vitesh të martuar, por ende flenë në dhoma të ndara/ Gruaja e Elvis Pupës tregon arsyen: Po të fluturojë një mizë …

Date:

- Advertisement -

Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina Pupa ka qenë në një lidhje Skype me emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratën që ka bërë Visi brenda Big Brother se të dy flenë në dhoma të ndara.

Ajo shprehet se është e vërtetë deklarata e Visit dhe se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe Belina e ka gjumin shumë të lehtë. Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

Enxhi Nasufi: Brenda shtëpisë së Big Brother Visi ka ndarë diçka me banorët, nuk e dimë nëse ka qenë një batutë apo diçka e vërtetë, ai ka rrëfyer se prej disa vitesh ju flini në dhoma të ndara, na i shpjego pak këtë bisedën.

Belina Pupa: Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...