Qepët në Shqipëri po vijnë nga Kina, prodhimi vendas u mboll më pak dhe u shtrenjtua

Date:

- Advertisement -

Këtë vit një kilogram qepë po shitet 100 lekë më tepër.

“Këto janë qepë nga Greqia. Përse nuk keni qepë vendi? Qëlloi që mbaroi qepa e vendit dhe s’ka më. Ankohen njerëzit për çmimin ? Ankohen pasi është shumë i lartë. Sa ka qenë vjet 1 kg qepë? Vjet në këtë kohë 1 kg qepë kushtonte 60 lekë, ndërsa këtë vit 160 lekë”, shprehet tregtari.

Mungesa e qepës së vendit, ka bërë që tregu ynë të furnizohet me qepë kinezë.

“Ne marrim qepë nga Egjipti, Kina dhe vende të tjera të Azisë”, deklaroi Agim Rrapaj.

Lufta në Ukrainë, solli në vëmendjen e fermerëve edhe njëherë rëndësinë e grurit, për këtë arsye fermerët e Korçës dhe Divjakës në vend të qepës mbollën drithëra.

“Ka një çrregullim në treg për arsye se në momentin që qepa vitin e kaluar ra në një çmim nën nivelin mesatar atëherë fermerët e kuptuan që nuk ishte kjo kultura e duhur për të ecur në vijimësi. Por ata që do shikojnë sivjet ketë koniunkturë që kemi tani do të mbjellin sërish qepë vitin tjetër. Ky është një problem që na ka shoqëruar dhe do na shoqërojë vazhdimisht”, tha Agim Rrapaj, Ekspert Bujqësie.

Mungesa e qepës së vendit, gëzoi fermerët e qepës, pasi kësaj herë ata po marin cmimin e shumëkërkuar prej vitesh.

“Kjo është qepë Korçëe ndërsa kjo është qepë Divjakë e re që ka filluar ka nja dy ditë. Përse është 2 mijë lek? Sepse kjo është qepë e vjetër dhe është e thatë dhe është çmimi më i lartë, 160 lekë me shumicë blihet ajo qepë. Kjo është qepë e re që ka vazhduar është e Divjakës ka dal me çmim më të lire. A është shkulur para kohe kjo që fermerët të kapin çmimin? Po edhe ajo ka të bëjë sepse është çmimi i lartë edhe e shkulin shpejtë e shpejtë për të bërë lek sa më shumë. Kjo qepë blihet 120 lek te tregu shumicës“, u shpreh tregtari.

Ndërsa për konsumatorin ky çmim është tepër i lartë. Shumë bujq për të prekur çmimin e lartë të qepës, po e shkulin atë para sezonit. Një gjë e tillë ka sjellë zemëratë tek qytetarët.

“Një kg ne e duam ne javë se qepa vetëm ne bakllava nuk duhet, se qepa gjithandej duhet. Ajo është më e mira do marrim atë se kjo nuk është gjë, është qepë e re është qepë që ka qenë në tokë edhe ka mbirë edhe është me karabush, kjo përdoret sot për sot“, deklaroi qytetari.

Mungesa e këtij produkti gjithashtu vjen dhe si pasojë e rritjes së eksporteve të qepës drejt vendeve të rajonit. Një situatë e tillë kënaqi fermerët dhe rëndoi konsumatorin vendas./Tch

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...