Qytetari denoncon agjencinë “Viza Travel”: Më mashtroi duke më marrë 500 euro për vizë pune në Gjermani

Date:

- Advertisement -

Një qytetar ka denoncuar në JOQ agjencinë “Viza Travel” pasi sipas tij e ka mashtruar duke i marrë 500 euro për vizë pune në Gjermani. Qytetari shkruan për redaksinë tonë se të gjithë duhet të kenë kujdes nga kjo agjenci me në krye Hamëz Bytyqin, i cili me agjencinë e tij ofron mundësi punësimi në vendet e Bashkimit Evropian.

Por Bytyqi i ka para të papaguara jo vetëm qytetarit që denoncon rastin e tij në redaksi, por edhe disa aplikuesve të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e kësaj agjencie, duke paguar nga 500 euro, për të gjetur vend pune në Gjermani a vendet e tjera të Evropës, por agjencia i ka mashtruar, i ka mbajtur paratë dhe i ka bllokuar në numrat e tyre të telefonit.

Qytetari thotë se para dy vitesh i ka paguar 500 euro kësaj agjencie për vizë punësimi në Gjermani dhe ende nuk ka marrë paratë mbrapsht, ndonëse kërkesa e qytetarit është e vazhdueshme ndaj pronarit, por ky i fundit i bën bllok. qytetari i kërkon Hamëz Bytyqit, që t’ia kthejë paratë e paguara në momentin që ka aplikuar.

Qytetari:

Pershendetje joq Duke ju pergezuar per punen tuaj, doja tu tregoja per nje agjensi mashtrimi qe edhe une kam ren pre para disa vitesh dhe tani qenka hapur prap ne tirane.Ajo quhet VIZA TRAVEL AGENCY dhe ndodhet te Tirana business park,ne krye ka Hamez Bytyqin qe eshte nje mashtrues profesionist.I ka dal nami ne Kosove dhe ka marr qindra vete ne qafe.Do ju lutesha me gjith zemer te informoni qe shqipetaret te mos bien pre e nashtrimeve qe ben ky person. Para dy vitesh jam mashtru nga ky njeri per punesim me vize per ne gjermani dhe kam pagu 500€ Dhe akoma edhe sot nuk mi ka kthy,gjen mnyra dhe fjale me te ndryshmet per tu justifiku dhe mashtru dhe sa here qe e kontaktoj thot ti jap edhe bon bllok ne nr qe flas me te./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related