Rraklli komenton Kombëtaren: Broja dhe Asani? Patriotizmi motivon, por muskuli dhe gjymtyrët duan minuta

Date:

- Advertisement -

Altin Rraklli nuk ndan të njëjtin mendim me Silvinjon sa i përket përbërjes së listës së Kombëtares shqiptare për pjesëmarrjen në Europian. Dy ditë pas publikimit të listës nga tekniku i kuqezinjve, nuk janë fashitur ende komentet rreth vendimeve të trajnerit dhe ish-sulmuesi i kuqezinjve, mendon se pavarësisht besimit që duhet pasur te çdo trajner, disa zgjedhje janë të pakuptueshme.

Në intervistën e tij për “Sport News” në “News 24”, Rraklli ka shpjeguar se do të kishte sakrifikuar një mbrojtës vetëm për t’i bërë vend Cikalleshit, që duhej vlerësuar për atë që kishte dhënë qoftë në këto kualifikuese.

Altin, ashtu siç pritej, bëri shumë zhurmë lista e Silvinjos, e prisje të linte jashtë lojtarë si Cikalleshi apo Myrto Uzuni?
Ne gjithmonë merremi me thashetheme. Më bëri pak përshtypje sepse u liruan disa vende të reja, pra nga 23 u bënë 26. Nuk prisja që të mungojnë lojtarë që kanë kontribuar, lojtarë që kanë minuta në këmbë. Trajneri vendos më mirë, se cilët bëjnë punë më mirë. Nuk gjykohet trajneri, por pse duhet të mungojnë disa lojtarë që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për kombëtaren?

Ke qenë i bindur që Broja nuk prekej, por ke qenë i sigurt edhe për Cikalleshin. Pse ky vendim, ishte sulmuesi i tij i preferuar në fazën kualifikuese, luajti si titullar 7 nga 8 ndeshje?
Unë mendoj për sa i përket sulmit, po flasim për lojtarë që luajnë në të njëjtin pozicion. Me përjashtim të Brojës që është pak më i shpejtë, secili ka ato aftësitë e tij. Me këto vendime, kuptuam se ai nuk lëviz nga ideja për të luajtur me një sulmues. Nuk do kisha marrë 9 mbrojtës por 8, do kisha marrë një sulmues më shumë. Dihet që Cikalleshi do largohej dhe për të ishte i fundit.

Po vendimin e Cikalleshit për tu tërhequr nga Kombëtarja, si e lexuat, si e vlerësoni?
Nuk kishte mundësi tjetër. Kur luan në 90 përqind ndeshje të kualifikueseve dhe nuk ftohesh, nuk është diçka e mirë. Mendoj se ka qenë zgjedhje taktike. Ai realizoi golin që na kualifikoi. Besoj se Silvinjo e admiron.

Jo vetëm Cikalleshi, një vendim i fortë ishte edhe lënia jashtë e Myrto Uzuni, 11 gola në La Liga, një lojtar i afirmuar në Kombëtare. Pse Rraklli, pse Uzuni jashtë?
Mirë që nuk i shpjegoi në publik. Uzuni ka qenë i dëmtuar. Ai ka parë një formë të mirë fizike te Hoxha dhe ndaj ka marrë këtë vendim.

Si mund ta përjetojë një vendim të tillë një lojtar si Uzuni? Fundja është i pari dhe i vetmi që i ka shënuar një gol Spanjës, besoj mezi e priste këtë Evropian…
Për këto 3 lojtarët që nuk u ftuan, besoj se ishte diçka e rëndë për ta. Ishte një zhgënjim i masave maksimale, pasi çdo lojtar e pret me padurim një ftesë të tillë. Ne nuk kualifikohemi shpesh dhe kjo ka rëndësi.

Ndërkohë, vjen Manaj dhe Mirlid Daku, dy lojtarë që ishin në dyshim. Jemi më të fortë, me këto qendërsulmues në Europian?
Nuk e di nëse jemi më të fortë apo më të dobët. Çdo lojtar ka treguar performancë të mirë. Ne e pamë Manajn që vinte nga një periudhë fantastike në Turqi, por në miqësore kur u aktivizua nuk e pamë në atë nivel. Ne kemi shpresë gjithmonë që lojtari që bën mirë në klub, ta tregojë edhe te kombëtarja.

Ndërkohë kemi lojtarë si Broja dhe Jasir Asani që vijnë në këtë grumbullim, në këtë Europian, thuajse pa asnjë minutë në këmbë. Do të jetë e vështirë të kapin formën?
Unë kam patur fatin që ta përjetoj edhe vetë kur kam qenë pa skuadër. Minutat që mungojnë në kampionat, i ndjen çdo lojtar kur vjen puna te finale të tilla. Dëshira dhe ndjenja e patriotizmit të motivojnë, por muskuli dhe gjymtyrët duan minutat e veta.

Mungon Bare, vjen Abrashi. Ka diskutime edhe nëse zbresim pak më poshtë në listë…
Këtë vendimmarrje nuk e kuptova. Nuk shikoj asnjë arsye. Bare ka bërë një kampionat të plotë, po rikthehet në La Liga me Espanjol. Është një lojtar që do luajë edhe më vonë.

Me këtë listë, me këto lojtarë, a mundet Shqipëria të bëjë mirë? I qëndron besnik mendimit tënd në fillim?
Kam shpresa që do arrijmë diçka, pavarësisht zgjedhjeve të trajnerit. Unë nuk i di gjërat më mirë se trajneri. Çështja e Cikalleshit ishte sensibile për sa i përket moshës së lojtarit, thjesht edhe prej tërheqjes. Sa i takon shpresës, kam besim.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ku i gjen lekët një 19-vjeçare? Hati Jasharit reagon ndaj kritikave: Po shijoj jetën me burrin tim

Personazhi i njohur i TikTokut Hati,, ka reaguar pas...

Paketa fiskale, a do të rikthehet tatim fitimi te bizneset e vogla?

Qeveria ka nxjerrë për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme...

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve në Tiranë

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin...