Ryanair “zbarkon” në Shqipëri, “sulm frontal” për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore

Date:

- Advertisement -

Sot në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas ku do të operojë kompania më e njohur për udhëtimet ‘low cost’ (çmime të ulëta), ‘Ryanair’. Ky zhvillim është edhe një ‘sulm frontal’ për kompaninë Wiz Air që jo pak herë ka shfaqur problematika për qytetarët shqiptarë shpesh herë duke u anuluar udhëtimet apo duke pasur vonesa të shumta në nisjen e fluturimeve.

Së fundmi pati edhe një notë proteste ndaj kompanisë hungareze nga ana e delegacionit arbëreshë që pritej të vinte në Shqipëri por u braktis nga kompania e cila siç bën pothuajse gjithmonë anuloi fluturimin e caktuar.
Nga 31 tetori kompania e njohur ‘Ryanair’ nis fluturimet me 17 linja, 6 prej të cilave në Itali që është edhe një prej destinacioneve më të shpeshta për qytetarët shqiptarë.

Marrëveshja e arritur është një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë të cilët tashmë nuk duhet të përjetojnë më ndjesinë e kthyer në zakon nga kompania ‘Wizz Air’ që shpesh herë i braktis në aeroport duke u anuluar fluturimet në momentin e fundit.
Konkretisht kompania Ryanair në 17 linja ajrore:
Për Italinë
Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori
Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori
Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori
Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori
Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën
Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori
Belgjikë
Daily Chaleroi nga 31 tetori
Hungari:
Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor
Poloni
Varshava nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën
Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor
Gjermani
Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën
Skoci
Edinburg nga 31 tetor të martën dhe të shtunën
Britani e Madhe
London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë
Manchester nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën
Francë
Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën
Republika Çeke
Praga nga 31 tetor të martën dhe të shtunën
Suedi
Stokholm nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...