Sevilla fitoi Europa League, tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin në aeroport (Video)

Date:

- Advertisement -

Sevilla fitoi mbrëmjen e kaluar Europa League.

Finalja e Budapestit mes spanjollëve dhe Romës u mbyll pas më shumë se 120 minutave dhe penalltitë vendosën fituesin.

Ndeshja që u shoqërua plot me emocion, nuk pati rezultatin e pritshëm për Romën.

Gjyqtari Anthony Taylor u kritikua shumë për vendimet e tij gjatë ndeshjes, por edhe tani që finalja ka mbaruar ai nuk po gjen qetësi.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e sulmit që tifozët e Romës i kanë bërë gjyqtarit Taylor në aeroportin e Budapestit.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si tifozët sulmojnë gjyqtarin që është i shoqëruar, ndërsa hedhin karrige ndaj tij dhe e quajnë “i shpifur”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related