Shqipëria bind lojtarin që fitoi titullin kampion në Belgjikë, Arbnor Muja është lojtari më i ri i kuqezinjve

Date:

- Advertisement -

Mitrovica është Shqipëri, Arbnor Muja vishet kuq e zi! FSHF po vazhdon me punën e saj për të thithur të tjerë talente me shumë prespektivë për të ardhmen. Deri tani duhet përgëzuar pasi Kombëtarja ka në gjirin e saj shumë elementë me potencial duke zhvlerësuar shumë prej figurave të njohura që tani janë drejt fundit të karrierës.

Shumë u përfol për mungesën e Odise Roshit për ndeshjet e qershorit, por duket se në mendjen e Silvinjos lojtari e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë, është koha për t’i lënë vendin të rinjve. Kështu nga ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit, te kuqezinjtë do të shohim për herë të parë Arbnor Mujan, që luan në të njëjtin rol.

Futbollisti i dalë nga Trepça ka luajtur edhe me Skënderbeun, përpara se të shkonte te Drita dhe më pas të nisej drejt Antwerp. Në këtë sezon ishte kulmi i karrierës së tij pasi fitoi titullin kampion në elitën e Belgjikës.

Kështu nga sezoni i ardhshëm, Antwerp shkon në Play Off të Champions League dhe me pak fat mund të kalojë në grupe, ndërsa të siguruar që tani ka grupet e Europa League, në rast humbje në Play Off të Champions. Futbollisti 24-vjeçar ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 27 ndeshje për këtë sezon me Antwerp, megjithatë në Belgjikë mendojnë se shpërthimi i madh pritet të vijë në sezonin e ardhshëm.

Gjatë momentit të festimit të titullit, Muja ka marrë me vete dhe flamurin e Shqipërisë dhe emri i tij nuk figuronte në listën e dardanëve. Sipas informacioneve të siguruara nga Sport Ekspres, lojtari ka zgjedhur që t’i bashkohet kuqezinjëve pasi ka qenë pjesë e Kosovës dhe debutimi i tij do të vijë pas ndeshjeve të qershorit. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related