Shqipëria me “artilerinë” e rëndë kundër Italisë, Sylvinho “kopsit” titullarët

Date:

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë paraditen e sotme stërvitjen e fundit para duelit me Italinë, sfidë kjo që do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” në Dortmund. Gjithçka do të startojë në orën 21:00 dhe ku kuqezinjtë synojnë ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sylvinho prej ditësh ka punuar për këtë duel, i cili vlen shumë për rrugëtimin e Kombëtares në Euro 2024. Emocionet janë shumë të forta dhe tashmë braziliani ëhstë i vetëdijshë se pritshmëritë e tifozëve janë shumë të mëdha.

50-vjeçari pa parë çdo detaj te lojtarët dhe ka “kopsitur” formacionin me të cilin pritet të zbresë në fushën e lojës përballë Kampionëve. Kështu duket se Ismajli ka fituar garën me Ajetin për fanellën e titullarit dhe mbrojtësi i Empolit pritet të startojë përkrah Gjimshitit.

Ndërkohë dilema e fundit e Sylvinhos duket se është mes Seferit dhe Laçit, se cilin prej tyre duhet aktivizuar.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi (Laçi), Broja. Trajner: Sylvinho

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related