Shqiptarët “shkundin” xhepat për pak qejf, çmimet e biletave për koncertet e mëdha në Tiranë

Date:

- Advertisement -

Megjithë pasiguritë dhe situatën e paqartë ekonomike, shqiptarët nuk ia lënë mangët vetes qejfin dhe argëtimin dhe duket se në muzikë e ardhmja është premtuese. Stadiumin “Air Albania” në këtë vit e kemi parë më shumë të përdorur për vente, sesa për ndeshje të mëdha futbolli.

Siparin e koncerteve në këtë vit e hapi këngëtari i famshëm grek, Nikos Vertis, me fansat e muzikës greke, që nuk pyetën për çmimet e biletave dhe mbushën stadiumin me kapacitet 20.500 vende, pa përfshirë një numër të madh të atyre që ishin në fushë, ku bileta ishte edhe më e shtrenjtë.

Çmimi i biletave për këtë koncert niste me 3 mijë lekë dhe arrinte deri në 100 euro në zonën VIP, pra në pjesën e fushës, pranë skenës. Pas koncertit të Vertis, në stadiumin më modern të vendit u vu në skenë edhe “Katedralja e Parisit”, event i organizuar nga kantautori Riccardo Cocciante.

Me soliste Elhaida Danin dhe me artistë të njohur ndërkombëtarisht, kjo shfaqje, ashtu si eventet e tjera, mori zemrat dhe “paratë” e shqiptarëve të pranishëm. Biletat nisën me 2500 lekë dhe shkuan deri në 10 mijë lekë në zonën VIP. Edhe në këtë shfaqje ishte shitur i gjithë kapaciteti i stadiumit.

Koncerti i radhës i madh është ai i Elvana Gjatës, po në stadiumin “Air Albania” më datë 22 qershor. Edhe në rastin e artistes shqiptare çmimet variojnë si më lart. Bileta më e lirë, ajo në sektorët e tribunave në pjesën e sipërme të stadiumit, kushton 2 mijë lekë. Për më të shtrenjtën do të duhet të paguani 10 mijë lekë të rinj.

Ndërkohë, mësohet se edhe për këtë event biletat janë drejt fundit, teksa kanë mbetur edhe 30% e tyre. Ndërkohë, dy koncerte akoma më të mëdha pritet të mbahen në sheshin “Nënë Tereza”, aty ku Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë.

Më 30 qershor do të jetë Iglesias në skenë. Çmimet e biletave në këtë rast janë më “të frikshme”. Sipas informacioneve, ato nisin nga 42 euro dhe arrijnë deri në 139 euro. Ndërkohë, për çdokënd, që blen një biletë në koncertin e Iglesias, do të ketë 30% ulje për biletën në koncertin e Ricky Martin më 22 korrik.

Kulmin e çmimeve të biletave e arrijnë ato të Placido Domingos, i cili rikthehet për të performuar në Tiranë. Ai do të mbajë një koncert në Tiranë më 7 shtator, i shoqëruar edhe nga artistë të tjerë të njohur dhe çmimet e biletave pritet të nisin nga 50 euro dhe kulmojnë me 250 euro.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...