Shqiptari hajdut me sedër: Nuk e vodha shtëpinë e Messit se kam respekt për të

Date:

- Advertisement -

Grabitjet në shtëpitë e të famshmëve janë kthyer në një “trend” të rrezikshëm në Spanjë.

Sergio Ramos dhe familja e tij ishin të fundit që përjetuan diçka të tillë, por ata nuk janë të vetmit.

Media e njohur spanjolle “AS” së fundmi ka publikuar rrëfimin e një hajduti shqiptar i cili ka përshkruar se si i ka kryer disa nga këto vjedhje.

Në intervistën e gazetarit Carlos Quílez, i cili i referohet shqiptarit si “Alberto” janë rrëfyer disa vjedhje në banesën e Karim Benzema, Cristiano Ronaldo dhe Johan Cruyff.

Ne e grabitëm Benzeman por ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam vjedhjen në shtëpinë e Cristianos në Madeira, por gjërat nuk ishin joshëse.

Në vitin 2012, bandat shqiptare grabitën shtëpinë e Cruyff-it, megjithëse ata hynë në rezidencën e tij fillimisht pa e kuptuar se ishte e tija. Mirëpo, sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp. Ata arritën t’i vidhnin nga shtëpia e tij sende me vlerë që kapin vlerën e rreth 20,000 euro (rreth 21,500 dollarë).

Kreu i bandës me shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, i cili aktualisht është në arrati nga autoritetet, zbuloi gjithashtu se ai hodhi poshtë disa grabitje, madje duke përmendur një futbollist të veçantë, Lionel Messin, që nuk e kishte grabitur kurrë dhe nuk do ta bënte. Ai madje deklaroi se ai dhe hajdutë të tjerë kishin mundësi për ta bërë këtë.

Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë… Këtë herë munda dhe jam shumë krenar për këtë.

Ai gjithashtu pranoi se ata mund të kishin grabitur shtëpinë e prindërve të Messit.

Jo shumë kohë më parë, gati para një viti kishim në shënjestër shtëpinë e prindërve të Messit. Messi ishte në Paris në këtë moment. Shkova për ta parë sepse e njoh shumë mirë dhe e njoh shumë mirë zonën dhe nuk doja, për respekt për Messin, nuk e bëra sepse më intereson ai, pikë.

Shqiptari Alberto, thuhet se komandon më shumë se 100 njerëz që “varen prej tij ose kërkojnë lejen dhe informacionin e tij për të kryer disa vjedhje. Kjo është arsyeja pse ai ka njëfarë fuqie për të siguruar që grupet e tjera të mos kryejnë vjedhje specifike, përfshirë ato që përfshijnë Messin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related