Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku

Date:

- Advertisement -

E hëna e 25 shtatorit është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë, nga presidentja Vjosa Osmani.

Kjo është bërë për të nderuar policin e Kosovës që u vra dje në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shtet si Vatikani për bektashinjtë në Tiranë, Baba Mondi: Nuk jemi pyetur

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që...

Bajerni i Mynihut është i uritur për trofe, shënon 20 gola në 3 ndeshjet e fundit

Sezoni i shkuar shkoi si rrallë herë në historinë...

VIDEO/ Super Edon Zhegrova, “dardani” shënon dy gola në pak minuta

Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me...

Lojtari bardheblu ‘rrëqeth’ para derbit: Forca Tirona, fito për Gertin

Duhen edhe pak orë deri në mbrëmje atëherë kur...