Të pabarabartë edhe në vdekje

Date:

- Advertisement -

Nga Edmond Arizaj

Mos e dhëntë Zoti të jesh njeri i zakonshëm në Shqipëri. Si i zakonshëm? Ai që kur i shkruan emrin në Google nuk del asnjë rezultat. Po je i zakonshëm, mos prit barazi, mos prit interesim, mos prit as hetim e investigim nëse të vrasin.

Mimoza Paja. Kush?! E sheh. Mos e hap Google. E hapa unë pak më parë. Është gruaja që u vra në punë të saj, rreth një muaj më parë në Don Bosko, Tiranë, kryeqyteti Shqipërisë. U tha që ishin ca çuna, grup kriminal, me motor që qëlluan. Deri tani nuk ka asnjë foto “zbuluar” nga dosja hetimore të këtij motori, megjithëse vrasja ka një muaj e kusur, e ata ishin në kryeqytetin mbërthyer ngado me kamera.

Ndërsa, brenda javës për vrasjen e Shëngjinit kemi foto motori, makine, video, ekspertë që nxjerrin gabimet e vrasësit, një javë emisione e shkrime, madje edhe zbulim të vrasjes me gjithë shkakun brenda. Një javë marramendëse pompimi i materialeve hetimore në mediat shqiptare. Dukej sikur hetuesit kishin secili nga një portal dhe bënin garë me njëri-tjetrin.

Po si dreqin, policia dhe prokuroria jonë zbuloi për një javë grup vrasësish nderkombëtarë, me emër e mbiemër, me vendilindje e pasaportë, me fytyrë e ngjyrë lëkure, me itinerar lëvizje brenda dhe jashtë vendit, me blerje karburanti për mjetin (para, apo pas vrasjes?!), me sebep qëndrimi dashurinë të autorit…dhe nuk zbulon dot as markën e motorit të atyre që vranë Mimoza Pajën në hall të saj?! Apo ajo nuk rezultonte në Google?!

Normalisht, Mimoza e shkret Paja mezi mbante veten e familjen kur ishte gjallë, e jo më të lëvizte qoftë edhe me vrasjen e saj makinerinë zulmëmadhe të policisë e prokurorisë, apo të provokonte më shumë se një shkrim keqardhës.

Jeta është e pabarabartë. Vdekja po ashtu. Njerëzit në shoqëri janë të pabarabartë. Mediat dhe gazetarët kanë interesa të pabarabarta. Por policia dhe prokuroria nuk mund të sillen të pabarabarta, edhe në “rrjedhje” informacioni. Minimumi të bëjnë sikur janë të barabartë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Si më le vetëm o vëllaçko?”, motra e Emilijanit në lot: Ma dogje zemrën!

Emiljan Pine është 37-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar...

Shtëpia molla e sherrit, korçari vrau 40-vjeçarin dhe më pas veten

Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen...

VIDEO/ Muçi driblon dy kundërshtarë dhe i jep mundësinë Rashicës për të shënuar, rasti i humbur nga sulmuesi shqiptar

Beshiktashi është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Turqisë....

Sot i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prishtinë

Dy ditë më parë, një aksident i rëndë ka...