Kushëriri i saj akuzohet si porositësi i vrasjes së Nikulaj/ Reagon e afërmja e Edmondit: Portugez që flet shkodranshe?!

Date:

- Advertisement -

Nertila Haxhia, e afërmja e Edmond Haxhisë, i akuzuar si porositësi i vrasjes së Ardian Nikulaj, ka reaguar së fundmi përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka ironizuar policinë se vrasësi na qenka një “Portugez qe flet shkodranshe”. Ndër të tjera thase janë blerë “dëshmitarë” dhe aktorë për kamera një vit rresht, duke nënkuptuar se historia e ndërtuar deri më tani me faktet e zbuluara nuk është e vërtetë. Ajo vijoi në shkrimin e saj duke pyetur me ironi nëse “ka ndonjë histori tjetër për Hollywood”.

“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini “deshmitare” dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret. Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliwood a keni?!” – shkruan Nertila në Facebookun e saj.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....