Telefonata në orët e vona në ballkon, veprimet e ish-gruas që e bënë të dyshonte për tradhti

Date:

- Advertisement -

Juliani, i cili është thirrur nga nëna e tij Serija në “Shihemi në Gjyq” për konfliktin lidhur me një banesë, e akuzon se ajo është bërë palë me ish-bashkëshorten e tij.

Ai bën me dije ndjekësit e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se i ka dhënë fund martesës 15-vjeçare prej së cilës ka dy vajza për shkak se gruaja ishte kokëfortë. Juliani shton se kishte disa veprime të gruas që e bënin të dyshonte për tradhti ndaj tij.

Julian: Unë vija nga pazari nuk gjeja një pjatkë me gjellë.

Nuk lante as ndërresat, ashtu. Filluan pastaj telefonat në orën 11 të darkës. Unë vija haja bukë në kuzhinë, ajo vinte nga banja. Unë vija për nevoja personale, ajo fliste në ballkon.

Eni Çobani: Çfarë bënte në ballkon?

Julian: Fliste në telefon në orën 11.

Ardit Gjebrea: Me kë?

Julian: I thosha me kë fole, “ty s’ka ç’të duhet”. Si s’ka ç’më duhet i thosha unë. Ia merrja telefonin, telefonin nuk ma linte mua ajo.

Serije: Po ç’ faj kisha unë more djalë?

Julian: Në momentin që ma nxirrte telefonin, aty fillonin acarimet, debatet. Mamaja pastaj vinte dhe e përkrahte atë.

Eni Çobani: Njeriu flet edhe me prindin, edhe me motrën, një kushërirë…

Julian: I thosha kështu unë, ma jep pak telefonin, “s’kam punë”, thoshte. Ndërsa unë kur dilja për një kafe…

Eni Çobani: Pra ke dyshuar ti për bashkëshorten?

Julian: Po dyshova, dyshova 90%. Kur unë flisja me një shok më thoshte mua “Julian, ma jep çikë telefonin të flas. Urdhëro, i thosha unë se besim nuk kisha.

Eni Çobani: Të fshihej ty ajo kur fliste apo fliste para teje?

Julian: Besim nuk kisha as te ajo, as te kjo, as te mamaja.

Eni Çobani: Mamaja ishte me nusen thua ti?

Julian: Ishin bërë një të dyja, ishin kundra meje.

Një detaj tjetër që Juliani përmend është se bashkëshortja kthehej në shtëpi shumë më vonë se sa orari kur përfundonte punën dhe nuk jepte asnjë shpjegim. Divorci i çiftit ka qenë një procedurë e vështirë edhe për shkak se ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj Julianit dhe Serijes me pretendimin e dhunës psikologjike.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....