Tensionet në veri të Kosovës/ Tifozët e Egnatias valëvisin flamurin e UÇK-së: Mitrovica është Shqipëri

Date:

- Advertisement -

Protestat e serbëve në veri të Kosovës janë shoqëruar prej ditësh me tensione. Ndërkohë në “Elbasan Arena”, gjatë ndeshjes Tirana dhe Egnatia ku skuadrat luajtën për Kupën e Shqipërisë, nuk munguan reagimet e flakta të tifozëve për situatën e paqëndrueshme në veri të Kosovës.

Tifozët e Egnatias kanë shpalosur nga podiumi një pankartë ku shkruhej “Mitrovica është Shqipëri” dhe valëvitën flamurin e UÇK-së në mbështetje të Kosovës. Kujtojmë se Egnatia ia doli të fitonte këtë ndeshje, duke lënë Tiranën pa asnjë kupë për këtë sezon.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related