Tetori është muaji i Shqipërisë, njihuni me ndeshjet e Kombëtares

Date:

- Advertisement -

Kombëtaret kuqezi do të jenë të angazhuara në 14 ndeshje në muajin tetor. Ndeshje zyrtare dhe miqësore janë në program për kuqezinjtë, duke nisur nga Kombëtarja A, për të vijuar te moshat dhe kombëtaret e vajzave.

Ekipi Kombëtar A është në fokus dhe do të zbresë i pari në fushë. Djemtë e drejtuar nga Sylvio Mendes Campos Junior do të përballen më 12 tetor me Çekinë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2024”, ndërsa pesë ditë më pas, më 17 tetor, kanë në program miqësoren me Bullgarinë në “Air Albania”.

Shqipëria U21 do të luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e “Euro 2025”, fillimisht me Finlandën në transfertë më 13 tetor, kurse më 17 tetor pret Malin e Zi në “Egnatia Arena”. Pas dy fitoreve të para, me Armeninë dhe Rumaninë, djemtë kuqezi duan të vijojnë me rezultatet pozitive.

Për Kombëtaret U19 dhe U17 janë në program nga dy ndeshje miqësore. Shqipëria U19 do të përballet me Turqinë më 14 dhe 17 tetor në Stamboll, ndërsa Shqipëria U17 ndeshet me Kosovën në Kukës, më 14 dhe 16 tetor.

E angazhuar do të jetë edhe Shqipëria U15, në UEFA Development U15 që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Skuadra e drejtuar nga Armand Damo do të sfidojë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Hungarinë, respektivisht më 30 tetor, 1 dhe 4 nëntor.

Kombëtarja e vajzave në tetor do të vazhdojë garimin në UEFA Women’s Nations League, me dy ndeshjet kundër Irlandës më 27 dhe 31 tetor. Ndërkohë tre ndeshje janë në plan edhe për Shqipërinë U19 të vajzave.

Duelet luhen për llogari të turit të parë të kualifikueseve të “Euro 2024”, që zhvillohet në Lituani. Vajzat kuqezi luajnë me Lituaninë, Qipron dhe Zvicrën, më 25, 28 dhe 31 tetor.

KALENDARI I NDESHJEVE TË EKIPEVE KOMBËTARE NË MUAJIN SHTATOR

Kombëtarja A – Kualifikueset e Euro 2024

Shqipëri-Çeki 12.10.2023, ora 20:45
Shqipëri – Bullgari 17.10.2023, ora 18:00

Kombëtarja U21 – Kualifikueset e Euro 2025

Finlandë – Shqipëri 13.10.2023, ora 17:00
Shqipëri – Mal i Zi 17.10.2023, ora 14:30

Kombëtarja U19 – Ndeshje miqësore

Turqi – Shqipëri 14.10.2023
Turqi – Shqipëri 17.10.2023

Kombëtarja U17 – Ndeshje miqësore

Shqipëri – Kosovë 14.10.2023, ora 14:00
Shqipëri – Kosovë 16.10.2023, ora 11:00

Kombëtarja U15 – UEFA Development

Shqipëri – Kosovë 30.10.2013, ora 14:00
Shqipëri – Maqedoni e Veriut 01.11.2023, ora 14:00
Shqipëri – Hungari 04.11.2023, ora 14:00

Kombëtarja e vajzave – Ndeshjet e Nations League

Irlandë – Shqipëri 27.10.2023
Shqipëri – Irlandë 31.10.2023

Kombëtarja U19 e vajzave – Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2024

Lituani – Shqipëri 25.10.2023, ora 18:00
Shqipëri-Qipro 28.10.2023, ora 19:00
Shqipëri-Zvicër 31.10.2023, ora 13:00

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...