Video me montazhë të ulët mundohen ta degradojnë, reagon Luana Vjollca

Date:

- Advertisement -

Ditën e sotme, pasi ekspertë të kriminalistikës e paralajmëruan në studiot televizive, dolën video (më shumë se një) të atyre që pretendohen se janë vajza të showbizi-it, po flasim për video erotike, e që aludohet se zotërohen nga personazhe të krimit shqiptar.

Në radhë të parë, nëse video-t kanë “rrëshkitur” vërtetë, kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, pavarësisht se kush janë personazhet, megjithatë, ajo që njerëzit që tashmë kanë parë një prej materialeve filmike që po qarkullon më së shumti, po komentojnë masivisht është fakti që vajza duket si Luana Vjollca.

Kjo gjë ka detyruar Luanën të reagojë në rrjetet sociale, gjë që moderatorja nuk e bën asnjëherë edhe kur komentohet negativisht apo kritikohet, ndonjëherë edhe pa të drejtë, megjithatë “momente kritike çojnë në vendime kritike” dhe drejtuesja e “Love Island” ka postuar një InstaStory ku sqaron të vërtetën e saj.

Përveçse vërteton edhe njëherë që vajza në video nuk është ajo (falë mungesës së tatuazheve dhe formave të trupit), por këtë duhet të ishe mjaft mendjelehtë ta mendoje në radhë të parë, Luana shkruan ” Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka që ka sot, ka zgjedhur rrugën e punës”./indeksonline.net/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....