Trau i Rrugës së Kombit e këmben euron me 132 lekë

Date:

- Advertisement -

Në Shqipëri një euro po këmbehet mesatarisht me 106 lekë. Monedha europiane është në ditët e saj më të errëta përballë lekut që ka marr superfuqi. Mirëpo në traun e Rrugës së Kukësit kursi i euros nuk ka ndryshuar, e madje as që pritet të ndryshojë. Me kursin aktual, një makinë duhet të paguajë për kalim 5 euro, ose 530 lekë të reja.

E kundërta ndodh me koncesionarin i cili ka fiksuar si tarifë kalimi shumën prej 660 lekë. Edhe nëse euro arrin kursin e këmbimit, një euro me 100 lekë, koncesionari duket se nuk ndikohet pasi i vendos vet tarifat. Fotoja më poshtë është një faturë e datës 12 qeshor 2023, ku euro ka marr tatpjetën, por jo për koncesionarin. Me këtë kurs këmbimi, çdo shqiptari i vidhet haptazi 130 lekë për çdo kalim në tra.

Kjo për faktin se euro ka kurs këmbimi 132 lekë nga koncesionari, afro 26 lekë më shumë nga ai që vendos Banka e Shqipërisë. Asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për t’i tëhequr veshin privatit që abuzon në kurriz të shqiptarëve dhe në një vepër publike. Andaj, më mirë merrni masa të shkoni me 5 euro kur të kaloni traun, pasi mund të kurseni të paktën 130 lekë për çdo kalim.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....