U kthye në lojtarin më të urryer për Milanin, Çalhanoglu: Po ndjek ëndrrën time, derbit janë më të rëndë për mua

Date:

- Advertisement -

Hakan Çalhanoglu u kthye në një nga lojtarët më të urryer për tifozët e Milanit. Lojtari turk la fanellën kuqezi për të veshur atë zikaltër të rivalëve të përjetshëm të qytetit. Si për të mos mjaftuar kaq, mesfushori diti si t’i zemëronte edhe më shumë milanistët, duke u deklaruar se zgjodhi Interin për të fituar trofe.

Zikaltrit eliminuan Milanin dhe prekën finalen e Ligës së Kampionëve dhe futbollisti turk ka dhënë një kontribut të madh në këtë sukses. Çalhanoglu ka thënë për “Mediaset”-in është duke ndjekur ëndrrën e tij, ndërsa refuzon të flasë për të shkuarën e tij, duke zgjedhur të përgëzojnë Milanin.

“Nuk e di nëse ju kujtohen fjalët e mia dy muaj më parë. Unë po thosha se kisha një ëndërr për të ndjekur. Tani jemi në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, në shtëpinë time. Urime bashkëlojtarëve të mi dhe urime për Milanin për atë që ka bërë. Kemi bërë mirë sonte pas kaq shumë vitesh që Interi nuk mundi të shkonte në Ligën e Kampionëve. Derbit janë gjithmonë të rëndë, aq më tepër për mua pas asaj që ndodhi vitin e kaluar. Tani nuk dua të flas më për të kaluarën, sepse kam ende një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-shokët e mi të skuadrës, Maldini dhe Masara. Ka respekt të madh”, është shprehur Hakan Çalhanoglu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...