U verifikua nga ADN/ E vranë për 5 euro dhe u gjet i groposur në Spanjë, flet mes lotësh nëna e të riut shqiptar

Date:

- Advertisement -

Të humbësh jetën thjeshtë për 5 euro.

Familjarët e Artjol Ramajt kanë zbuluar detaje sesi e kanë gjetur kufomën e djalit të tyre, i cili ishte vrarë në Spanjë, brenda një plantacioni hashashi. E ëma e tij, Valentina Ramaj, ka treguar në “Pa Gjurmë” se ata u njoftuan nga Policia dhe iu kërkua ADN-ja për të bërë krahasimin me kufomën e tyre.

Ishte bashkëshorti i saj ai që dërgoi të dhënat e tij që më pas u përputhën plotësisht me kufomën e gjetur në pyll.

“Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur,”-tregoi ajo ndër të tjera.

Por si ndodhi ngjarja?

Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky I fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen. 52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll.

Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Donald Trump gjithnjë më afër fitores, po prin në tri shtete kyçe

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald...

“Shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur në Gjermani”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në...

U kërcënua nga Ervis Martinaj, komisari i njohur, ish-shefi i Shqiponjave rikthehet në punë, ja detyra që merr

Rikthehet si drejtor i IMT së Bashkisë Vlorë, ish-drejtori...