U vra nga bashkëfshatari i tij në Itali, mbërrin në Lezhë trupi i pajetë i Alfons Kolës

Date:

- Advertisement -

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës ka mbërritur në atdhe, dhe pritet që të përcillet gjatë ditës së nesërme për në banesën e fundit.

Ngjarja ndodhi në 1 qershor, ku Kola i vra nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. Familja e viktimës dhe autorit të ngjarjes, jetonin në të njëjtën lagje dhe kishin marrëdhënie të mira, ndërsa motivet e krimit të rëndë që ka tronditur të gjithë fshatin mbeten ende të paqarta.

Autori nuk ka pranuar të rrëfejë asgjë para kamerave lidhur me motivin që e shtyu të kryente ngjarjen e rëndë. Dëshmitarët thanë se 52 -vjeçari Petrit Gega kishte ndjekur me thikë në dorë viktimën dhe pasi e sulmoi, u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar një orë më vonë nga policia.

Fillimisht mes viktimës Alfons Kola dhe autorit Petrit Gega ka pasur një debat verbal më pas ka ardhur goditja me thikë. 33 -vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve me thikë ndërsa autori, i cili punonte si murator në Itali u arrestua një orë më vonë në banesën e tij ku jetonte me familjen.

Petrit Gega nuk ka folur ende për këtë. Ai mësohet se ka kërkuar ekzorcist dhe ka pretenduar se dëgjon zëra.

Pak ditë më parë, mbrojtësja ligjore e 52-vjeçarit tha se “bëhet fjalë për një çështje delikate”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth kësaj vrasjeje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related