Ura që lidh Shqipërinë dhe Malin e Zi, një pikë e fortë për zhvillimin ekonomik

Date:

- Advertisement -

Qeveria shqiptare dhe ajo malazeze këtë të hënë të 27 shkurtit firmosën një sërë marrëveshjesh, por ajo që pritej gjerësisht është nënshkrimi për ndërtimin e urës së Bunës.

Një projekt i përbashkët i prezantuar fillimisht vitin e kaluar pas takimit që pati kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ata asokohe specifikuan se deri në vitin 2024 dy Qeveritë do të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri.

Vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se projekti u përqafua nga Shqipëria sepse çon përpara turizmin dhe prodhon ekonomi qarkulluese.

Në këtë pikë të projektit qeveria ka marrë përsipër prodhimin”, tha ajo për mediat pas firmosjes së kontratës.

Për Ballukun, projekti kërkon një angazhim të vërtetë financiar nga të dyja qeveritë.

Ajo ndau edhe disa detaje që u akorduan gjatë takimit të sotëm, siç është edhe mënyra e financimit.

Kështu është bërë me dije se investimi do të ndahet 50 me 50 midis palëve.

Zbulohen detajet/ Ura që lidh Shqipërinë me Malin e Zi – Gazeta Si

“Është një urë 300 metra e gjatë dhe sigurisht është projektuar që të mbrojë ambientin ku ndodhet sepse ndodhet në një zonë të mbrojtur”.

Zëvendëskryeministrja shtoi se dy Qeveritë do të provojnë të kenë një mbështetje nga Bashkimi Evropian për të pasur një lloj mundësie që të jetë e ndarë midis grandit dhe kredisë.

“Ne kemi tashmë një eksperiencë, e kemi bërë këtë me Kosovën, sa i përket hekurudhës Durrës-Prishtinë”.

Balluku specifikoi se, në 12 muajt e ardhshëm mund të kemi një afat të saktë se kur mund të fillojë ndërtimi, ndërsa kostoja nuk mund të thuhet sepse duhet të jetë një projekt inxhinierik i mirëfilltë që të vlerësohet sa do të jetë 50 % që do të paguhet nga Shqipëri.

Siç është thënë edhe më parë, ura do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të përfshijë trotuare dhe shtigje për biçikleta.

Në projektin fillestar tregohet se lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor.

Rruga aktuale që lidh këto dy pika është rreth 73 kilometra, por Velipoja dhe Ulqini do të jenë shumë pranë njëra – tjetrës me ndërtimin e urës, konkretisht do të reduktohet në vetëm 1 km.

Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë çdo vit. /Albanianpost.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shqipëria kundër të shkuarës, në Tbilisi tentojnë “kokën” e Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të...

Zviceranët i bëjnë thirrje UEFA-s për dënimin e Serbisë: Ndëshkojini këta nacionalistë, vetëm krijojnë skandale

Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet...

Shqipëria beson se sot përmbyset historia e rezultateve, Ardian Ismajli: I marrim 3 pikët në Gjeorgji, e vetmja rrugë për ne

Shqipëria do të përballet sot kundër Gjeorgjisë në transfertë...