VIDEO/ Arian Çani: Shqipëria përfshihet në luftë, pilotët ukrainas do stërviten në Kuçovë

Date:

- Advertisement -

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se pritet që pilotë ukrainas të vijnë e të stërviten në bazën në Kuçovë.

Video nga intervista e Çanit

Ai tha se një gjë e tillë do e përfshinte drejtpërdrejtë Shqipërinë në luftën që po zhvillon Ukrainë me Rusinë.

“Në mars do të inaugurohet baza Kuçovës. Thonë që duke qenë se në këto momente Ukraina është në ngërç, ndërsa Rusia po përparon atje, ky është një lajm që nuk duhet parë me gëzim, pritet që pilotë të Ukrainës që në këto momente po stërviten në baza të NATO-s në Greqi, të vijnë e të stërviten këtu.

Bëhet fjalë për pilotë të F-16, ku Ukraina po merr në këto momente ca nga Holanda, ca nga Franca e nga vende të tjera, pritet të mblidhen diku te 100 avionë F-15.

Pilotët ukrainas pritet të stërviten në Kuçovë, nuk e di sa lajm i mirë apo i keq është ky, por kjo në një farë mënyrë e përfshinë Shqipërinë drejtpërdrejtë në luftë”,-tha Arian Çani./euronews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...