VIDEO/ Dalin pamjet e vrasjes së dyfishtë në Kavajë, Rexha qëllon me pistoletë Gosën në sy të fëmijës, ai i kundërpërgjigjet me thikë

Date:

- Advertisement -

Janë publikuar pamjet ku shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin në zemër të Kavajës, njëri me plumba pistolete e tjetri me goditje thike mbrëmjen e 29 marsit.

Sikurse shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga News24, Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa.

Sapo shohin njëri-tjetrin, ata ndalohen dhe fillojnë të debatojnë. Siç rezulton nga pamjet, qytetarë të rastit ndërhyjnë për t’i ndarë, por pavarësisht kësaj, Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush.

Debati mes tyre sa vjen e bëhet më i ashpër. Megjithatë pas shumë përpjekjesh qytetarët arrijnë t’i ndajnë nga njëri-tjetri dhe të dy në pamje të parë vijojnë rrugën e tyre. Por nuk ndodh kështu. Referuar dosjes hetimore, rezulton se Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën. Ndonëse minutat kalonin nuk duket asnjë shenjë e uniformave blu.

Sipas dinamikës, të dy ritakohen dhe është Sali Rexha që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba. Për shkak se ishte trup me fizik të fortë, edhe pse i plagosur, ai nxori thikën dhe godet 11 herë Sali Rexhën. Megjitatë, të dy ndërruan jetë.

Por a mund të parandalohej kjo ngjarje? Gjasat janë që po nëse policia e drejtuar nga Gazmend Demrozi, do të kishte kryer detyrën si duhet, duke kontrolluar elementët kriminale që lëvizin me armë në mes të qytetit, siç edhe në rastin konkret, kur Sali Rexha shëtit në mes të qytetit me pistoletë, ndërsa Armand Gosa me thikë.

Të dy ishin jo vetëm eksponentë të njohur, por edhe konflikte te ashpra me njëri-tjetrin dhe ishin jashtë vëmendjes së uniformave blu, që në fakt do duhet të mbajnë nën vëzhgim elementët kriminale dhe të parandalojë ngjarjet kriminale.

VIDEO

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...