VIDEO/ Dy shqiptarë hedhin “knock out“ kundërshtarin në duelin për mbijetesën, mbajnë ekipin në elitë edhe sezinin e ardhshëm

Date:

- Advertisement -

Istanbulspori do të jetë pjesë e Superligës turke edhe sezonin e ardhshëm. Skuadra nga Stambolli ka mposhtur Umraniesporin me rezultatin e thellë 4-0, duke siguruar kështu mbijetesën. Goli i parë u shënua nga Jetmir Topalli në minutën e 45, ndërsa në të 61-tën sulmuesi shqiptar shërben për bashkëkombasin e tij, Eduart Rrocën, i cili e shtyn topin drejt rrjetës.

Dy gola vendimtarë për Istanbulsporin që u pasuan më pas nga dy të tjerë në minutat shtesë të ndeshjes. Verdhezinjtë përmbushin me sukses objektivin e tyre për këtë sezon dhe një meritë të madhe kanë edhe lojtarët shqiptarë që janë pjesë e klubit nga Stambolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vazhdon padrejtësia e madhe me Ernest Muçin në Turqi, e ulin në stol në momentin më të mirë

Ernest Muçi po vuan menaxhimin e dobët te Beshiktashi....

Kristjan Asllani kthehet në çështje, tifozët e Inter kërkojnë largimin e tij

Kristjan Asllani tashmë është kthyer në çështje, ashtu siç...