VIDEO/ Fytyra të trishtuara, por asnjë lot i derdhur! Lojtarët e Milanit e treguan sot sesi ka ndryshuar futbolli, është e gjitha…biznes

Date:

- Advertisement -

Milani është eliminuar nga Interit në gjysmëfinalen e Champions League. Në përballjen e parë, zikaltërit fituan me shifrat 0-2. Nga krahu i kuqezinjëve premtuan përmbysjen dhe disa lojtarë u shprehën se mezi po e prisnin ndeshjen e kthimit, për të treguar forcën e tyre.

Megjithatë kjo nuk ndodhi pasi Interi fitoi sërish me shifrat 1-0. Por ajo që të bënte përshtypje ishte skena e fundit të takimit, pas vërshëllimës së arbitrit. Lojtarët e Milanit shiheshin me fytyra të trishtuara, por askush nuk derdhte lot.

VIDEO sapo mbyllet ndeshja

Imagjinoni për një moment, një gjysmëfinale e Champions League mes Interit dhe Milanit, rivalëve të përjetshëm, çfarë do të kishte ndodhur me humbësin nëse kjo ndeshje do të luhej vite më para? Pamjet e sotme ishin të trishtueshme, askush nuk e ndien fanellën, e gjitha është kthyer në biznes. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related