VIDEO/ Modelja që shkoi në shtrat me yllin argjentinas “turpëron” Mesin: Ishte shumë i turpshëm, mu duk sikur isha në krevat me një…pemë

Date:

- Advertisement -

“Një natë që nuk do ta harroj kurrë”, këto janë fjalët e përdorura nga ish-modelja argjentinase Xoana Gonzalez për të përshkruar lidhjen e saj me Leo Messin. Nuk është vetëm Cristiano Ronaldo që është subjekt i mediave botërore kur bëhet fjalë për ish të dashurat. Duket se është radha e Leo Messit për të folur për këtë pjesë.

VIDEO e modeles, lejohet ta shohin vetem beqaret

Ish-e dashura e “Playboy” Xoana Gonzalez ka kujtuar se ka bërë dashuri me yllin e PSG, pas një feste, shumë kohë më parë në vitin 2011. “Kjo ka ndodhur shumë vite më parë. Ai ishte shumë i ri. Por ai e dinte se çfarë po bënte, ishte në moshë madhore, kjo është e rëndësishme”, tha Xoana Gonzales, për një stacion televiziv në Peru dhe shtoi:

“Nuk më është afruar ai, por truproja e tij. Më tha se është dikush që do të donte të më takonte. Isha e interesuar dhe më pas para meje doli Messi, idhulli i të gjithë neve në Argjentinë”. Më pas Xoana Gonzalez zbuloi një pjesë të bisedës mes saj dhe Messit.

“E pyeta pse më dërgoi një burrë nga sigurimi i tij, në vend që të më afrohej vetë dhe të më takonte. Vetëm më vonë e vura re se sa i turpshëm ishte. Folëm për muzikën, nuk mbaj mend nëse më tha se e kishte të dashur apo jo. Pastaj shkuam në apartamentin e tij në Puerto Madera”.

Pas kësaj, Gonzalez zbuloi momentet pikante nga dhoma e gjumit. “Në shtrat, ju prisni që nëse bëni diçka, atëherë të njëjtën gjë do t’ju bëjë edhe tjetri. Doja që ai të më jepte pak më shumë. Por… në një moment m’u duk se isha me një pemë që nuk lëvizte”, tha Gonzalez. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

” I penduari” Dumani me internet në qeli, pezullohen dy policë të burgjeve

Dy policë të burgjeve janë pezulluar nga detyra pasi...

Pas blerjes së Moratas, “Milani” hidhet në sulm për sulmuesin e Dortmundit

Milani tani nuk e ka ndërmend të ndalet. Kështu,...