VIDEO/ Momenti kur serbët sulmojnë fizikisht gazetarët në veri të Kosovës

Date:

- Advertisement -

Veç policisë kosovare dhe ushtarëve të KFOR, shpesh herë pre e sulmit të serbëve lokalë gjatë këtyre tre ditëve tension në veri të Kosovës kanë rënë edhe grupet e mediave.

Pasditen e sotme, ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar fizikisht nga serbët lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.

VIDEO nga veriu i Kosoves

Në videon e mëposhtme shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin.

Pamjet janë publikuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe shprehet i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bën thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

AGK-ja, gjithashtu ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related