VIDEO/ Momenti nga atentati kur shpërthen makina e Bernard Ndrecës

Date:

- Advertisement -

Dy persona i afrohen ngadalë, sapo kishte kaluar mesnata makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës dhe i vendosin eksplozivin.

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e Bernard Ndrecës, të cilat kanë kapur të gjithë momentin nga vendosja e eksplozivit deri te shpërthimi që gati i mori jetën kreut të PD-së në Vaun e Dejës.

VIDEO

Një prej personave shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan dhe asiston.

Fillimisht, Benard Ndreca ka ndezur makinën, e ka lënë ndezur dhe është rikthyer në banesë për të veshur këpucët. Ai është rikthyer në makinë dhe më pas në momentin që ka qenë duke u nisur, makina e tij tip ‘Audi’ ka shpërthyer në pjesën e përparme. Me të ka qenë edhe e ëma e cila ishte duke e pritur në pjesën e prapme të makinës.

Në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia dhe prokurori i caktuar kanë kryer veprimet hetimore, teksa ka mbërritur dhe ish-deputeti i PD-së Zef Hila, i cili kandidon më 14 maj për kryetar të bashkisë. E pranishme është edhe deputetja e PD Greta Bardeli./Shqiptarja

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...