“Hapeni derën, duam pronat tona”/ Banorët e Bërxullës hyjnë te Kadastra, punonjësit e zyrës kyçen brenda

Date:

- Advertisement -

Banorët e Bërxullës vijojnë protestat në lidhje me fatin e pronave të tyre, që përfshihen nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Ditën e sotme ata janë vendosur te zyrat e Kadastrës së Tiranës, ku fillimisht kanë mbajtur fjalën e tyre për mediat.

Më pas banorët kanë vendosur të hyjnë në ambientet e Kadastrës, ku qëllimi ishte të takonin drejtoreshën e re të këtij institucioni, Dallëndyshe Bici, apo ndonjë tjetër zyrtar të lartë. Banorët janë lejuar të hyjnë në ambientet e Kadastrës nga rojet e sigurisë.

Ata janë ngjitur në katin e dytë të ndërtesës, por në fund kanë gjetur derën e zyrave të mbyllur. E sotmja është ditë pune dhe logjikisht në Kadastrën e Tiranës punohet, por punonjësit, që ndodhen brenda këtyre ambienteve kanë vendosur t’u mbyllin derën këtyre banorëve.

Në fakt Kadastra nuk është i vetmi institucion, që banorëve të Bërxullës nuk u hap dyert, pasi deri më tani asnjë institucion nuk ka reaguar për të negociuar me ta në më shumë se 6 muajsh protesta të njëpasnjëshme, në shërbim të mbrojtjes së pronave të tyre.

Të indinjuar nga ky refuzim për të folur, punonjësit e Kadastrës kanë vendosur të qëndrojnë para derës dhe të vijojnë me thirrje si “Hapeni derën, duam pronat tona”. Ata kanë vendosur të qëndrojnë para dyerve të zyrave, ku me shumë mundësi ka edhe punonjës brenda./JOQ

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....