VIDEO/ Nuk e kanë siguruar ende ngjitjen në Ligue 1, tifozët e Metz-it pushtojnë fushën dhe festojnë përpara kohe

Date:

- Advertisement -

Metz ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme, duke mundur Bastia me shifrat 3-2. Një fitore e rëndësishme për vendasit, që në javën e fundit të kampionatit renditen në vendin e dytë. Ky pozicion në tabelë përkthehet në një biletë për në Ligue 1 dhe tifozët nuk e kanë menduar dy herë për të pushtuar fushën dhe për të festuar me skuadrën e tyre.

Por festa është parakohshme, pasi Bordeaux ka një ndeshje në dispozicion për të zhvilluar. Përballja e tyre kundër Rodez u ndërpre për shkak se sulmuesi i këtyre të fundit u shoqërua për në spital pas një incidenti të ndodhur me një tifoz. Në rast rë riluajtjes së ndeshjes, atëherë Bordeaux i duhet një fitore me të paktën 4 gola diferencë për t’i marrë Metz-it nga duart biletën për në Ligue 1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...