VIDEO/ “Nuk kisha 4 mijë lekë për të shkuar me autobuz me ekipin e Beratit”! Rrëfimi emocionues i Myrto Uzunit: Ishin shumë për mua në atë kohë…

Date:

- Advertisement -

Myrto Uzuni është një nga lojtarët kryesorë të Shqipërisë dhe i përdorur jo pak nga Silvinjo, i cili po jep kontributin e tij në suksesin drejt arritjes në Europianin e Gjermanisë.

Video nga intervista

“Sport Ekspres” ka nisur edhe një rubrikë të re, Koha Shtesë, ku mund të ndiqni intervistat me Skype me lojtarët e Shqipërisë. Në mbrëmjen e sotme kemi publikuar intervistën me Myrto Uzunin. Fillimisht sulmuesi i Granadas ka kujtuar kohën kur ishte në Berat dhe nuk kishte 4 mijë lekë për të shkuar me autobuz për një ndeshje.

“E mbaj mend atë periudhën e vështirë të jetës sime, prandaj jam shumë i fort sot se nuk dua të kthehem atje ku kam qenë më parë. Kanë qenë shumë sakrifica, madje nuk kam pasur as lekë për të udhëtuar me ekipin e Beratit për të shkuar në ndeshje, të cilat kushtonin vetëm 4 mijë lekë. Sot nuk janë asgjë sigurisht, por atëherë kanë qenë shumë për mua. Nuk kisha asnjë mundësi për të përballuar udhëtimin që të shkoja në ndeshje. Nëse do të rritur në Angli? Nëse do të isha rritur në Angli, Gjermani, Zvicër, rrethanat do të ishin ndryshe dhe do të kisha më shumë mundësi për të qenë më afër ekipeve më të mira në Europë pasi jashtë shtetit punojnë në akademi atje ku ti ke nevojë, pra rritesh ndryshe”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari: Unë do iu nxirrja edhe kafe

LIVE Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari:...

“Dritarja në tualet është luks”- Agjenti: Banesat në okazion vetëm kur kanë defekt

Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren...

Bota e errët taksive në Tiranë: Si taksistët shesin k*kainë dhe rrjeti i punonjësve të s*ksit

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë....

Konflikti Duka – Martinaj? Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit

Ilir Selmani, i dënuar me 28 vite burg si...