“Dinamo 1950 ka histori, s’mund t’ja fshijë kurrkush”, Demollarit nuk i pëlqejnë ndryshimet te Dinamoja: Ndyshimi i vitit më la shije të hidhur

Date:

- Advertisement -

Sulejman Demollari nuk i ka pëlqyer ndryshimet e fundit të bëra në klubin e Dinamos. Këta të fundit janë binjakëzuar me Manchester City-n, duke bërë që klubi të ndryshojë vitin e krijimit, të heqë yllin në stemë dhe të zhvendoset në Durrës e të shtojë në emrin e tij edhe fjalën City. Kjo ka lënë një shije të hidhur për legjendën e Dinamos, i cili i ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij në një bashkëbisedim me Skënder Gegën në “Soccer Talk Podcast”. Demollari është shprehur se viti 1950 simbolizon histori, e cila nuk mund të fshihet papritur.

“Shije shumë e hidhur. Kush nuk i do, i mirëpresim edhe afrimet, edhe investimet, edhe sposorat e rinj te Dinamo. Kudo, në çfarëdo ekipi. Sa më shumë investime të kesh, aq më rezultate do të japë ekipi. Por shija e hidhur lihet te viti. Dinamo 1950 ka historinë, s’mund t’ja fshijë kurrkush. Ndërsa sot luajmë me një Dinamo 2023. Kjo më lë një shije të hidhur. Edhe City. Por kjo e viti për mua nuk ka kuptim. Edhe me atë yllin, ai ka kuptimin e 10 kampionateve. Domethënë, Dinamoja po të fitojë edhe dy kampionate, vihen dy yje sipër. Për mua, që jam një dinamovid, lindur dhe rritur te Dinamo, më lë një shije që s’më pëlqen. U takuam edhe me presidentin. Ai e kishte këtë mendim: ‘Nuk më pëlqeu, nuk e doja’. Por për arsyet financiare… Mbi të gjitha është një histori dhe atë histori e ka bërë Dinamo 1950”, është shprehur Sulejman Demollari

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...