VIDEO/ Përd*unimi në Vlorë, rrëfimi i Oltjan Tahirit: Pimë kokainë, vajza s’ishte e vetëdijshme

Date:

- Advertisement -

Zbardhet dëshmia që ka dhënë para Policisë së Vlorës, Oltjan Tahiri, një prej të arrestuarve për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë disa ditë më parë. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” shkruan se Oltjan Tahiri, ka pohuar se në mbrëmjen e datës 20 Tetor 2023 rreth orës 20:20, së bashku me një të njohurin e tij, i cili quhet “Vilo” (“Zëri.ai” zbuloi se është Viljon Kapaj) kanë takuar të renë.

VIDEO kur e fusin ne hotel

Emrin e saj kemi vendosur që të mos e publikojmë për të ruajtur anonimatin e saj. Tahiri, Kapaj dhe vajza, sipas tij kanë shkuar më pas në një lokal në Zvërnec. Oltjani sqaron se aty ata kanë konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike kokainë, të cilën ua kishte siguruar i riu, të cilin e përmend me nofkën “Vilo”. Më pas, u është bashkuar edhe Albi Ceno, i cili së bashku me ata ka konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike.

Më pas, Tahiri pretendon se Albi Ceno është larguar me të renë, ndërsa ai ka qëndruar me “Vilon” tek lokali.

“Pak më vonë e ka telefonuar Albi, i cili ishte në shoqërinë e një shoku të tij, Gentjano Mehmeti, i cili i ka thënë se e reja nuk ndihej mirë dhe kishte vjellë tek makina e tij. Oltjani tregon se pasi e ka telefonuar Albi është ngritur nga tavolina dhe është takuar me Albin, Gentjanon dhe vajzën përballë me hotelit ku ka ndodhur dhe ngjarja. Kjo pasi, Albi e ka marrë prapë në telefon duke i thënë të shkoj tek dhoma nr.201. Kur janë ngjitur tek dhoma, Tahiri tregon se: Albi ishte i ulur tek kolltuku, ndërsa vajza ka qenë e shtrirë tek krevati. Sillej çuditshëm dhe bënte veprime të pavetëdijshme. Të tre filluan ta ngacmonim dhe ta zhvishnim. Albi Ceno ka kryer fillimisht marrëdhënie seksuale me 26-vjeçaren. Pasi ka mbaruar Albi, Gentjano Mehmeti ka kryer marrëdhënie me të. Oltjani sqaron se kur kanë mbaruar, Gentjano dhe Albi janë larguar nga dhoma dhe pas tyre është larguar dhe ai,”-tregon ai.

Më pas, Policia është njoftuar në orën 07:00 të mëngjesit, pasi vajza ishte pa ndjenja. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tek dhoma nr.201, e cila ndodhet në katin e dytë të këtij hoteli, u konstatua se në çarçafin që ndodhet sipër dyshekut të krevatit, u vunë re njolla të kuqe, nga e cila u morën kampionë për t’u përdorur si prova materiale. Ndërkohë gjithashtu janë sekuestruar edhe pamje filmike të hotelit dhe mostra gjaku të vajzës, e cila aktualisht është marrë në mbrojtje. Sapo gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet, ajo do të merret sërish në pyetje nga Policia. Deri më tani, në disa pika dëshmia e Tahirit bie ndesh me atë të vajzës.

“Alkooli dhe lëndët narkotike janë pirë te lokali Barak. Më pas, nuk mbaj më mend se çfarë kanë hedhur në pije. Drogën ma dhanë me detyrim. Ka qenë ora 9:30 e darkës. Kanë qenë O… A…dhe G… Mbaj mend që ata ishin te lokali. Kur më doli narkoza, doktorët më thanë që je abuzuar, nuk mbaj mend gjë tjetër. “-tha vajza.

Dy nga 4 të akuzuarit, Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno aktualisht ndodhet në burg, kurse në kërkim vijojnë të jenë Gentjano Mehmeti dhe Viljon Kapaj. Zëri.ai e ka ndjekur ngjarjen që në nisje dhe ka investiguar që prej të hënës ngjarjen duke detyruar institucionet të bëjnë drejtësi.

Gjithashtu, vajza 26-vjeçare tregoi se është kërcënuar nga familja e Albi Cenos, njërit prej djemve të arrestuar. Viktima tregoi se e ëma i ka kërkuar të ndryshojë dëshminë dhe të shfajësojë të birin, në të kundërt do të përballet me rrezikun që i kanoset nga shokët e tij që janë jashtë burgut. Por deri më tani për këtë çështje nuk ka asnjë procedim të ri penal./Zëri.ai

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related