Video/ “Pista kryesore që po hetohet për vrasjen e biznesmenit Nikulaj. Vrasësi dyshohet një qytetar nga Lezha”

Date:

- Advertisement -

Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin. Gjatë emisionit “Opinion”, ai u shpreh se policia po heton aktualisht një qytetar nga Lezha që dyshohet se ka qenë vrasësi i Nikulajt. Po ashtu, gazetari Koka tregoi edhe pistën kryesore që po hetohet.

Spartak Koka: Sipas policisë, janë në rrugën e duhur për të zbuluar dhe për të identifikuar motivin e saktë dhe autorët e dyshuar. Një nga të dyshuarit që sot po heton dhe po merr më shumë informacion policia është një shtetas nga Lezha, i cili dyshohet të jetë killer i drejtpërdrejtë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Blendi Fevziu: Cila është pista kryesore?

VIDEO nga ngjarja

Spartak Koka: Një nga pistat që është më kryesore sot është folur për ngjarjen e 14 Tetorit 2011, ngjarja e masakrës së Gjykatës së Lezhës. Një ngjarje ku mbeti i vrarë një person dhe mbetën të plagosur katër persona të tjerë. Pas kësaj ngjarje, pesë vite më vonë është vrarë me datën 2 Janar 2016, një ish-punonjës i Policisë Rrugore, ngjarje e cila është e pazbuluar, i cili ky person në vitin 2013 ka qenë fillimisht i akuzuar për masakrën e Gjykatës së Lezhës. Në vitin 2013 mori pafajësi për përfshirje në këtë ngjarje dhe 3 vjet më vonë ai u vra dhe ngjarja mbeti e pazbuluar. Një nga pistat për të cilat po hetohet dhe ka dyshime të forta.

“Mendonte pavarësisht se lëvizte me makinë të blinduar se nuk do të kishte asnjë problem dhe të gjitha problematikat që i kishte patur në të shkuarën i kishte sqaruar me palët. Vetë kandidimi i tij në 2021 për deputet dhe për këshill bashkiak tregonte lirshmërinë e tij për të lëvizur pavarësisht masave të sigurisë që kishte”, u shpreh gazetari Koka.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Dritarja në tualet është luks”- Agjenti: Banesat në okazion vetëm kur kanë defekt

Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren...

Bota e errët taksive në Tiranë: Si taksistët shesin k*kainë dhe rrjeti i punonjësve të s*ksit

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë....

Konflikti Duka – Martinaj? Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit

Ilir Selmani, i dënuar me 28 vite burg si...

Arrestohet Tasha e TikTok-ut, detyronte nipin të shante për gifte

Natasha Rombula është arrestuar në Sarandë pasi shfrytëzonte nipin...