Video/ Shoferi i Kamzës kapet me të Institutit, qytetari: I prenë rrugën njëri-tjetrit, ecnin si të çmendur

Date:

- Advertisement -

Ndërkohë që kompanitë vijojnë të këmbëngulin për rritje çmimit dhe të ankohen për kostot dhe çdo gjë tjetër, standardi i shërbimit të tyre lë për të dëshiruar dhe këtë e tregojnë qartë edhe aksidentet e shumta, oraret e rralla dhe djersa e pasagjerëve tashmë që vjen vera.

SHIKO VIDEON E DËRGUAR NGA QYTETARI

Ndërkohë, sot është shfaqur një tjetër problematikë. Udhëtarëve të linjës së Kamzës dhe Institutit u është dashur të ndërpresin udhëtimin e tyre për shkak të një sherri mes dy prej shoferëve të këtyre linjave për arsye krejt banale gjatë lëvizjes në rrugë.

Një qytetar ka sjellë një video në redaksinë tonë, ku dy shoferët e linjave të Kamzës dhe Institutit zihen me njëri-tjetrin. Sipas tij, ata i kanë zënë rrugën njëri-tjetrit, teksa gjatë gjithë kohës kanë ecur me shpejtësi, duke rrezikuar një aksident të mundshëm.

“Përshëndetje ‘JOQ Albania’! Shoferi i autobusit të Institutit zihet me shoferin e Kamzës, sepse i prenë rrugën njëri-tjetrit. Dhe kanë ecur si të çmendur gjithë rrugës”, shkruan qytetari në redaksinë tonë.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....