VIDEO/ Shqiptari puthi një vajzë në parkun anglez, i biri: Ai e njeh, por e kanë keqkuptuar dhe arrestuar

Date:

- Advertisement -

Më herët publikuam rastin e arrestimit të një shqiptari në Angli pasi akuzohej se kishte puthur e përqafuar një vajzë të mitur që nuk e njihte.

Video e publikuar në mediat sociale britanike, tregonte shqiptarin i cili përpiqej t’ju shpjegonte policeve versionin e tij të ngjarjes, por duke mos ditur anglisht ato i vunë prangat.

VIDEO nga momenti i arrestimit

Ky version është shpjeguar për JOQ nga djali i shqiptarit. Ai thotë se babai i tij ka mbërritur në Angli me gomone dhe dje në park ka përqafuar vajzën e një familje angleze që njihte.

Më tej ai thotë se babai dhe kjo familje angleze kanë bashkëjetuar për disa kohë dhe kjo është arsyeja pse ai e ka përqafuar dhe puthur vajzën e vogël, por duke mos e ditur si funksionojnë ligjet në Britani.

Ky moment kur ai ka puthur vajzën e vogël është filmuar nga njerëzit në park, denoncuar në polici dhe shqiptari është arrestuar.

Djali i shqiptarit thotë se babai i tij ndodhet ende në polici dhe avokati po merret me përgënjeshtrimin dhe sqarimin e kësaj çështje, pasi edhe prindërit e vajzës angleze kanë deklaruar se gjesti i shqiptarit është keqkuptuar pasi me të kanë njohje.

Shqiptari thotë se e gjithë kjo situatë është e pavërtetë, e stisur nga anglezët dhe komentet e tyre. Por pavarësisht kësaj shqiptari thotë se ka të gjitha provat, më shumë se 6 persona që mund të vërtetojnë të kundërtën e asaj për të cilën thuhet se është arrestuar shqiptari.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...