Video/ Super Rei Manaj! Gol fantastik nga goditja e dënimit, sulmuesi i Shqipërisë përqafon trajnerin

Date:

- Advertisement -

Rei Manaj vazhdon të shënojë me një rregullsi të admirueshme në kampionatin turk dhe me golat e tij është kthyer në idhullin e tifozëve të Sivaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e tij të 12 në këtë edicion, duke i dhënë një mesazh të qartë trajnerit Silvinjo se po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë.

Goli i sotëm në ndeshjen ndaj RIzespor ishte spektakolar. Në minutën e 29 të ndeshjes, Manaj mori përsipër të ekzekutonte një goditje dënimi nga një distancë prej më shumë se 20 metrash.

Goditja e sulmuesit ishte e jashtëzakonshme duke u ndalur poshtë trekëndëshit të portës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe për të ndezur edhe më shumë entuziazmin në tribunat e stadiumit ku brenda pak muajsh është kthyer në idhull për tifozerinë vendase.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...