VIDEO/ Të gjithë të veshur me të zeza dhe duke kënduar, tifozët e Milanit “pushtojnë” rrugët e Londrës

Date:

- Advertisement -

Milani përballet sot në mbrëmje, në orën 21:00, me Totenhemin. Kuqezinjtë kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 dhe sot kërkojnë kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Tifozët italianë kanë udhëtuar drejt Londrës për të mbështetur nga afër skuadrën e tyre të zemrës.

Të gjithë të veshur me të zeza dhe duke kënduar në kor, ultrasit e Milanit kanë ditur si të krijojnë atmosferë në kryeqytetin anglez. Tifozeria e klubit italian ka “pushtuar” rrugët e Londrës dhe duket e motivuar për t’i dhënë një mbështetje të zjarrtë lojtarëve në stadium. Është pikërisht ajo çfarë i duhet Milanit më tepër se kurrë mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related