Vrasja apo vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz? Dy pistat kryesore të hetimeve

Date:

- Advertisement -

Vdekja e Sibela Abedinit ka tronditur opinionin publik pasi shkak për këtë është bërë një foto intime që i ishte shpërndarë në rrjetet sociale.

Për këtë ngjarje të rëndë, policia ka arrestuar 39-vjeçarin Altin Çoku pasi akuzohet se ka shtyrë të renë drejt vetëvrasjes.

Por familjarët e Sibelës, e cila ishte e martuar me një shqiptar të Kosovës dhe nënë e një vajze 2-vjeçare, thonë se 27-vjeçarja është vrarë. Si tezja ashtu edhe daja i vajzës, akuzojnë Çokun se mund ta ketë vrarë Sibelën duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ajo jetonte.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar”.

Madje daja thotë se mbesa e tij do kthehej sërish në Kosovë, dhe 39 vjeçari e ka shantazhuar vajzën për të mbajtur lidhjen me publikimin e fotos.

Çoku, i cili është arrestuar një ditë më parë, ende nuk ka dëshmuar për ngjarjen e rëndë dhe as rrethanat para se ajo të ndodhte. Para se të arrestohej, ai kishte deklaruar në rrjetet sociale se foton intime nuk ia kishte publikuar ai 27-vjeçares, por një shok që i kishte marrë celularin.

Sibela Abedini dhe Altin Çoku ishin njohur bashkë në kohën kur mamaja e 27-vjeçares punonte si pastruese në shtëpinë. Kur janë takuar në një hotel ata kanë shkrepur edhe foton intime, e cila më pas është bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Deri më tani Çoku akuzohet për shtyrje drejt vetëvrasjes, por nuk dihet nëse do akuzohet për vrasje, ashtu siç deklarojnë familjarët e 27-vjeçares.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Tamit i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi...

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...