Vrau kunatën, Tefiku: S’e duroja dot, më tha fjalën impotent para familjarëve

Date:

- Advertisement -

Ditën e djeshme, 58-vjeçari Tefik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qevanin. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit. Tashi ka qenë gjendje të dehur kur ka kryer këtë krim, teksa janë konfliktuar me Almën pasi ajo nuk i ka hapur telefonin. Pas kësaj kanë debatuar dhe Tefiku ka marrë sëpatën dhe e ka vrarë pasi ajo i ka thënë fjalën impotent para familjarëve.

Në dëshminë e tij pas ngjarjes, Tefiku ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë ku jetonte me të. Sipas autorit kjo ka qenë edhe shkaku i konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Para policisë Tashi ka deklaruar se motra e bashkëshortes e ofendonte duke i thënë “je impotent”.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.

Ndërkohë bashkëshortja e autorit të krimit, Etleva Qevani në një intervistë të dhënë për mediat ka folur për ngjarjen e rëndë. Ajo ka thënë se e gjitha nisi pasi motra e saj nuk i kishte hapur telefonin 58-vjeçarit ndaj dhe ai ka ndërmarrë hapin ekstrem.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...