Jehona në mediat britanike, bën krenarë shqiptarët me artikullin e fundit: Në Shqipëri, gjeni Karaibet!

Date:

- Advertisement -

Të dhënat e turizmit duket se konfirmojnë interesin e shtuar ndjeshëm të vizitorëve të huaj për vendin tonë, i dëshmuar qartazi nga ana tjetër edhe prej lëvdatave që nuk reshtin prej mediave të njohura e prestigjoze, të cilat gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.

Më e fundit është gazeta e njohur Daily Telegraph. Gazetari i saj Martk Stratton thotë u nxit të vizitonte vendin tonë nga përkufizimi i bërë atij si Karaibet e Europës.

“Pashë një postim në Instagram pak kohë më parë që e përshkruante qytetin bregdetar shqiptar të Ksamilit si ‘Karaibet e Evropës’. Ishte më shumë se një ngjashmëri kalimtare, me palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe cadra dielli me kashtë… Vendosa ta vizitoj, për të parë se si bëhet krahasimi. Është sigurisht më shpejt dhe më lirë për t’u arritur se Barbados. Fluturova për në Korfuz, ishulli më i afërt grek me Rivierën Shqiptare. Nga Korfuzi, për në Sarandë me target është vetëm 40 minuta. “Është shumë e sigurtë dhe e qetë situate atje,” më tha taksisti që më çoi në portin e Korfuzit. “E gjithë mafia e tyre është këtu ose në vendin tuaj”- tha Mark Stratton, The Telegraph.

Guida jonë turistike në Sarandë qeshi me këtë përcaktim të taksistit grek. “Nuk ka reklamë të keqe u shpreh ai”, vazhdon Stratton në shkrimin e tij, që përmend më tej Butrintin për të cilin kujton se është zone e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe që Virgjili e ka përmendur tek “Eneida”.

Më tej, rendit me radhë një vizitë në Gjirokastër, në Porto Palermo, e më pas në Vlorë, në të një hotel të cilës thotë se u trajtua nga stafi sikur ta kishin mik prej kohësh.

Karaibe ose jo, thotë gazetari, kujt i duhet Kalipsoja kur ke një gotë raki për të ngritur dolli në muzgun që afrohet dhe i kthen ishujt grekë thjesht në silueta!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...