Paraqitjet mjaft të mira në Europianin “Gjermani 2024” me Kombëtaren shqiptare, por edhe minutat me “pikatore” te Brentford në Premier League, mund të bëjnë që Strakosha të nisë sezonin e ri në një ekip tjetër.
Një nga klubet që ka shfaqur së fundmi interes për shërbimet e shqiptarit është Fiorentina. Italianët janë në kërkim të një portieri dhe shohin te Thomas Strakosha profilin e duhur të cilit mund t’i besojnë katërkëndëshin.
Por në këtë operacion ka një ngërç. Agjenti i Strakoshës është i njëjtë me atë të portierit aktual të Fiorentinës, Terraçianos.
Në këtë mënyrë, agjenti nuk dëshiron që të vërë në garë klientët e tij, duke pritur nëse do të largojë nga klubi “vjollcë” Terraçianon për ta zëvendësuar me Strakoshën, apo do t’i gjejë Strakoshës tjetër ekip.