“O tullac…”, çfarë ndodhi në përfundim të ndeshjes Angli-Sllovaki? Calzona dhe Rice afër përleshjes

Date:

- Advertisement -

Finalja Angli-Sllovaki ishte shumë e tensionuar, një ndeshje e vendosur nga aftësitë e Bellinghamit, i cili barazoi rezultatin, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas me rezultatin 2-1 të shënuar nga Kane.

Në mbarimin e ndeshjes në Veltins-Arena në Gelsenkirchen, trajneri i Sllovakisë Francesco Calzona, ish-trajneri i Napolit, shkoi drejt arbitrit të ndeshjes, turkut Meler, për të kërkuar shpjegime për disa episode të ndeshjes.

Prandaj reagimi i Declan Rice, i cili e urdhëroi të mbyllte gojën (“të heshtë”), duke e shoqëruar me disa ofendime, raporton Gazzetta dello Sport, i ‘ o tullac m…”. Megjithatë, tensioni më pas fatmirësisht u ul përpara se situata të degjeneronte.

Top Channel

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related