VIDEO/ U kap në Rinas pas denoncimit të reperit, reagon avokati i Cllevios: U arrestua si i dashuri i Noizyt, ky i fundit ka pranuar që….

Date:

- Advertisement -

Reperi i njohur, Kleviol Ahmeti, u ndalua ditën e sotme në Rinas pas një denoncimi të bërë nga reperi Rigels Rajku, ose ndryshe si të gjithë e njohim Noizy.

Sipas denoncimit Cllevio e ka përndjekur Noizyn dhe e ka kërcënur duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

VIDEO

Akuza që rëndon ndaj Ahmetit është ajo e “Përndjekjes”, dhe lidhur me këtë situatë së fundmi ka reaguar edhe avokati i reperit.

Sipas tij klienti i tij është arrestuar si “i dashuri i Noizyt”. Avokati sqaron se nenin 121 të kodit penal, për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja shpirtërore, duke thënë se në këtë mënyrë, “Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të tij”.

“Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Kleviol arrestohet si i dashuri i Noizyt. Në nenin 121 të kodit penal për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati i tij./newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related